U denoncua nga qytetari për dhunë, Muhamet Rrumbullaku shkarkon shefin e Komisariatit të policisë në Pukë

8 Nëntor 2022, 21:29| Përditesimi: 8 Nëntor 2022, 21:57

  • Share

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, ka shkarkuar nga detyra dhe ka përjashtuar nga radhët e Policisë së Shtetit, shefin e Komisariatit të Policisë Pukë, Pjerin Lazri, për shkelje të rëndë të Kodit të Etikës dhe të komunikimit dhe për tejkalim të kompetencave, pasi sipas tij ka abuzuar rëndë me atributet që i jep ligji dhe detyra. Shkarkimi ka ardhur pas denoncimit të një qytetari në një emision investigativ se Lazri ka ushtruar dhunë dhe e ka kërcënuar, duke keqpërdorur kompetencat e tij.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit thotë se garanton qytetarët se është shumë i vendosur për të reaguar me ashpërsinë e ligjit ndaj kujtdo punonjësi policie që shpërdoron detyrën dhe që abuzon rëndë me uniformën e shenjtë të Policisë së Shtetit.


Lajmi kryesor:

'Jam Pjerin Lazri mor, jo shteti!' Qytetari denoncon shefin e Komisariatit të Pukës: Më ka dhunuar dhe kërcënuar! Shkarkohet nga Muhamet Rrumbullaku


M.Q./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?