Viktima, Naze Ago

U denoncua si e humbur në ‘Pa Gjurmë’, gjendet e pajetë 61-vjeçarja nga Delvina! Familjarët e kishin kërkuar në çdo drejtim

26 Korrik 2022, 10:28| Përditesimi: 26 Korrik 2022, 10:40

  • Share

Naze Ago, 61 vjeç nga Delvina është gjetur ditën e sotme nga familjarët, fatkeqësisht e pajetë. 61-vjeçarja është gjetur në zonën e Matomarës. Emoshuara ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale

Naze Ago ishte larguar nga shtëpia mëngjesin e 16 korrikut dhe prej asaj dite askush nuk dinte gjë për fatin e saj, ndërsa familjarët kishin vijuar kërkimet në çdo drejtim.

Naze Ago nga Delvina rezultonte humbur që prej 16 korrikut të këtij viti. Ajo jetonte vetëm me bashkëshortin e saj Musa Agon. Pasi ky i fundit doli nga banesa për të bërë pazar, pas tij u largua edhe 61-vjeçarja orët e para të mëngjesit, nga lagjja Xhermahall të Delvinës.

Kërkimet  nga familjarët kanë zbuluar gjurmë të 61-vjeçares në disa fshatra përreth, Vllahat dhe Matomar, ndërsa është parë nga disa prej bashkëfashatarëve ditën që ajo u zhduk. Erinda Seitaj, mbesa e 61-vjeçares kërkoi ndihmën e ’Pa Gjurmë’, pas denoncimit të bërë në policinë e Delvinës.

’Kemi bërë kërkime bashkë me policinë edhe me dron edhe me polumbarë në lumin e Bistricës. Kohë më parë kishte shfaqur probleme me sklerozën. Deri tani nuk kemi marrë asnjë informacion. Në fizik është shumë e dobët, ka sy jeshil dhe flokë të zeza. Me vete ka marrë vetëm një qese dhe një shishe me ujë, asgjë tjetër.

Vendi ku është gjetur e pajetë nga familjarët

G.MO/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Erik: 26/07/2022 14:13

    Ngushellime familjareve!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?