Luan Daci

U dënua me 1 vit, SPAK i përcjell KPA-së vendimin e Gjykatës për ekzekutim, Luan Daci paraqitet pranë shërbimit të provës

23 Mars 2021, 14:33| Përditesimi: 23 Mars 2021, 14:36

  • Share

Shërbimi i provës nis zbatimin e vendimit ndaj ish gjyqtarit të Kolegji të Posaçëm Luan Daci. ReportTv mëson se Daci është paraqitur deri më tani dy herë pranë shërbimit të provës ku sipas dënimit duhet të mbajë kontakte për 1 vit.

Ndërsa SPAK i ka dërguar për ekzekutim vendimin e gjykatës edhe Kolegjit të Posaçëm të Apelimit i cili duhet të zëvendësoj Dacin nëpërmjet listët së anëtarëve zëvendësues.

Ai u dënua me 6 muaj burg konvertuar në një vit shërbim prove dhe kushtin që mos ushtrojë funksione publike. Hetimet e SPAK bindën gjykatën e posaçme kundër krimit e korrupsionit dhe Apelin e GJKKO të dënojë Luan Dacin me akuzën e falsifikimit të dokumenteve për të fituar postin e anëtarit të KPA.

K.T./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?