Krimet e Rënda, që kryen arrestimin e Klaudio Hoxhalliut, në datën 5 mars 2019 shpallën moskompetencë lëndore për të hetuarit Klaudio Hoxhalliu dhe Denis Brajoviq. Nga hetimet nuk është arritur të provohet që dy personat të kenë pasur lidhje me veprat penale apo të kenë qenë përfshirë në veprimtari kriminale për të cilën janë dyshuar anëtarët e tjerë të grupit kriminal “Bajri”.
Në këto rrethana, për shkak të rënies së dyshimit për përfshirjen e Denis Brajoviq dhe Klaudio Hoxhalliu në formën e bashkëpunimit të veçantë me grupin 'Bajri', Prokuroria Për Krime të Rënda ka kaluar aktet e dosjes për hetime të mëtejshme në Prokurorinë e Tiranës.
Kjo e fundit ka çuar për gjykim Hoxhalliun dhe në muajin 19 dhjetor 2019, Hoxhalliu është dënuar me 1 vit e 7 muaj burg. Në momentin e dënimit Hoxhalliu ka qenë në masën e sigurisë “arrest shtëpie”, ndërkohë që 19 ditë pas këtij dënimi Hoxhalliu, është liruar dhe nga “arresti i shtëpisë”, vendim ky që është marrë nga gjyqtarja Rexhina Merlika. Kjo pasi pjesën më të madhe të dënimit që i dha gjykata ky person e ka shlyer gjatë qëndrimin në paraburgim në masën e “arrestit në burg” dhe “arrestit në shtëpi”.