Laert Haxhiu, foto nga gjyqi në shtetin grek

U dënua me 18 vite burg nga Apeli, Gjykata e Lartë nuk pranon ankimin e Laert Haxhisë

20 Shtator 2023, 11:56| Përditesimi: 20 Shtator 2023, 14:46

  • Share

Gjykata e Lartë në Dhomë Këshillimi vendosi të mos pranojë rekursin e Laert Haxhiut, i dënuar me 18 vite burg nga Apeli. Avokati i tij Detar Hysi paralajmëroi se do të vazhdojë betejën në Kushtetuese pasi dënimi nuk është i bazuar në ligj.

Haxhiu aktualisht mbahet i ndaluar me Greqi ku SPAK ka kërkuar ekstradimin e tij në Shqipëri. Ai u dënua për plagosjen e Sajmo Xhelilit dhe Xhulio Shkurtit në 25 Shtator të 2016-ës. Ngjarja ndodhi në lagjen “Çlirimi”, pas një sherri në lokal.

Ndërkohë gjatë kohës që ishte në arrati, 31-vjeçari tentoi të ekzekutonte për të dytën herë nipin e Aldo Bares, kreu i bandës së Lushnjës. Në atë ngjarje u vranë Jurgen Hoxha dhe Zamir Latifi ndërkohë që shpëtoi objektivi i atentatit Xhulio Shkurti. Ngjarja ndodhi në Shtator të 2017-ës për te cilën akuzohet nga SPAK

Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar kaloi për gjykim dosjen në ngarkim të Laert Haxhiut, Orges Bilbilit dhe Anterio Kaloshit, duke i marrë këta të fundit të pandehur, nën akuzë për disa vepra penale, mes tyre 'vrasje në rrethana cilësuese' dhe 'grup të strukturuar kriminal'.

Haxhiu, Bilbili dhe Kaloshi u akuzuan se si autorë të masakrës së Lushnjes, ku vranë Zamir Latifin dhe Jurgen Hoxhën në 11 tetor 2017 në Lushnjë, por u shpëtoi shënjestra, Xhulio Shkurti, nipi i Aldo Bares, kreu i bandës së Lushnjes. Në këtë atentat u plagosën Marjus Xhepexhiu dhe Bujar Turku. Veç akuzës së vrasjes në rrethana cilësuese të një ose më shumë personave, Bilbili akuzohet për “Kryerjen e veprave penale në kuadër të grupit kriminal”. 

Anterio Kaloshi u arrestua në 13 gusht, pasi bashkë me të tjerë qëlluan me kallashnikov drejt Hotel Volorekës në Pogradec në datë 8 gusht, ku Kaloshi kishte rolin e ekzekutorit. Ndërkohë Orges Bilbili u kap në 10 prill në zonën e Xhamllikut në Tiranë, i cili u plagos nga polici pasi tentoi të largohej.

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Dash Labi: 20/09/2023 16:00

    Edhe sa do ket takat te te mbroj Saimir Taullau...ato thikat që hëngre ne burgun grek jan vetem fillimi

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?