Drejtori i Kukësit Naim Halili akuzohet se ka goditur arbitrin e ndeshjes Olsian Yzeiraj, pas një konflikti qe kanë patur edhe për raste të mëparshme. Yzeiraj ka qenë arbitri kyresor në ndeshjen me Erzenin. Ndërsa Naim Halilaj e akuzon se gjithmonë e ka dënuar ekipin e Kukësit.
Gjithashtu ai akuzon arbitrin i cili vëzhgonte sistemin VAR, se i ka hequr Kukësit 2 penallti në ndeshjen me Tiranën.
Në një reagim për Report Tv Naim Halili i cili u dënua nga komisioni i Disiplinës me 2 vite përjashtim nga aktivitetet sportive, thotë se "ai nuk e ka goditur por i ka kërkuar sqarim" ndaj edhe për këtë e dëshmon me një procesverbal pasi ka shkuar në polici të japë shpjegime.
Sipas Halilit, në procesverbal nuk ka asnjë masë ndaj tij për dhunë ndaj arbitrit. Por me urdhër të policisë, Halilit i është ndaluar hyrja në stadium deri në fund të këtij sezoni sportiv.
Procesverbali i policisë për rastin e Naim Halilit
Lajmi kryesor:
Vendimet e Disiplinës/ Drejtori i Kukësit pezullohet për 2 vite, tifozët verilindorë dënohen me 4 ndeshje! Halili për Report Tv: Nuk e godita arbitrin
B.V/ReportTv.al