Jaled Çela

U dënua me 3 vite e 4 muaj burg për shpërdorim detyre, Jaeld Çela rekurs, kërkon ndryshim të vendimit

21 Prill 2022, 14:55| Përditesimi: 27 Prill 2022, 09:09

  • Share

Ish-kreu i Policisë së Vlorës, Jaeld Çela ka depozituar në Apelin e GJKKO kërkesën për rekurs duke kundërshtuar vendimin Gjykatës së Posaçme që e dënoi me 3 vite e 4 muaj burg për shpërdorim detyre.

 ‘Komunikohet në mënyrë të përmbledhur se, sot më datë 21.04.2022, në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, u depozitua dhe u regjistrua rekursi nr. 74, datë 21.04.2022, paraqitur nga i pandehuri J.Ç., ndaj vendimit nr. 03, datë 04.02.2022 të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me të cilin u deklaruan fajtorë të pandehurit S.T. dhe J.Ç. për veprat penale të parashikuara nga nenet 283/a/1, 28/4, 333/a/2 dhe 334/1 të Kodit Penal', thuhet në njoftimin e GJKKO.

Jaled Çela u dënua me 5 vite burg, por për shkak të gjykimit të shkurtuar do të kryej 3 vite e 4 muaj burg, për akuzën e shpërdorimit të detyrës. Çela akuzohej se ka mbajtur lidhje me Moisi Habilajn dhe ka ndërhyrë në policinë Vlorë që drejtonte që të mos pengohej aktiviteti i kultivimit të kanabisit. Dosja e Jaeld Çelës dhe ish ministrit Saimir Tahiri u gjykuan nga Apeli i GJKKO më 4 shkurt 2022.

Komento

Komente

  • Kokuqi: 23/04/2022 13:44

    Spaku te hetoj te gjitha poshtersit qe ka bere ky palo drejtor qe vuri ministri i koruptuar pse spaku nuk i mere vidjot e vrasjeve qe ky drejtor i mbante ne polici dhe u merta leket maskarenjve si dhe keta te tjeret qe nuk i hapin dhe ti arestojne kriminelet po rine me ta turp per policine dhe per prekurorine qe dhe ata me ta rine

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?