Kastriot Hasalla i akuzuar për vrasjen e kushëririt të tij të largët, Romeo Hasalla në vitin 2021 është dënuar ditën e sotme me 35 vite heqje lirie nga gjykata e Lushnjës.
Pas këtij vendimi, familjarët e Romeo Hasallës i kanë ngritur pritë vëllait të tij, Afrim Hasallës dhe motrës, Bajame Seneja e cila mbeti e plagosur me një plumb në këmbë.
Kush është Kastriot Hasalla?
Kastriot Hasalla i dënuar sot me 35 vite burg, në korrik të vitit 2021 vrau me armë zjarri Romeo Hasallën dhe la të plagosur babain e tij Shaip Hasallën së bashku me dy vëllezërit Laert dhe Emiljano Hasullën.
Për ngjarjen fillimisht u arrestua fillimisht vëllai dhe djali i Kastriotit, Afrim dhe Marjo Hasalla të cilët u lanë të lirë pas dorëzimit të tij dhe dëshmisë së dhënë ku pranonte krimin e kryer.
E gjithë përplasja mes dy familjeve, ka ndodhur për një tokë me sipërfaqe prej dy hektarësh që aktualisht pretendohet se është pronë e Afrim Hasallës.
Lajmi kryesor:
Të shtëna me armë zjarri në Lushnje, plagoset një 60-vjeçare! Vëllai i saj: Na zunë pritë pas gjyqit që kemi për tokën, e njoh autorin (VIDEO)
B.V/ReportTv.al