Parashqevi Ademi

U dënua me 4 vite burg për korrupsion, Gjykata e Lartë rrëzon ankimimin e gjyqtares Parashqevi Ademi që u arrestua në sallën e gjyqit

1 Mars 2021, 16:28| Përditesimi: 1 Mars 2021, 16:43

  • Share

Ish gjyqtarja e Lezhës, Parashqevi Ademi ka bërë ankimim në Gjykatën e Lartë vendimin për dënimin me 4 vite burg nga ish gjykata e Apelit të Krimeve të Rënda për korrupsion dhe shpërdorim detyre. Ky rekurs i kërkuar nga Ademi nuk është pranuar nga Gjykata e Lartë duke lënë në fuqi dënimin e Krimeve të Rënda dhënë për të.

Ish-Gjyqtarja Ademi u dënua me 4 vite burg për korrupsion dhe shpërdorim detyre, e cila u arrestua në sallën e gjyqit në Lezhë në 2015. 

Parashqevi Ademi u dënua me 4 vite burg nga Krimet e Rënda pasi u filmua duke i marrë 200 mijë lekë një qytetari në këmbim të një vendimi. Gjyqtarja e Lezhës Parashqevi Ademi u hetua nga prokuroria pasi i kërkoi një qytetari 200 mijë lekë në këmbim të një vendimi gjyqësor, ndërsa arrestimi i saj u bë në flagrancë në sallën e gjyqit në Gjykatën e Lezhës.

Arrestimi i Ademit ndodhi pas një hetimi dy mujor ku u provua me fakte korrupsioni duke çuar në arrestimin dhe dënimin me 4 vite burg për korrupsion dhe shpërdorim detyre.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?