Dimitri Aspioti

Kronikë

U dënua me 52 vite burg për përdhunimin e 7 vajzave britanike, greku rrëmben për 48 orë shqiptaren në Korfuz

10 Maj 2020, 20:55| Përditesimi: 10 Maj 2020, 21:00

  • Share

GREQI-Një ngjarje e rëndë u raportua të ketë ndodhur në Agio Petro Lefkim, në ishullin e Korfuzit , ku reperi grek ka rrëmbyer për 48 orë dhe përdhunuar një shqiptare 34-vjeçare.

Sipas mediave të huaja, 47-vjeçari, Dimitri Aspioti, i cili akuzohet për rrëmbim dhe përdhunim të një gruaje 34-vjeçare shqiptare për 48 orë rresht.

Policia është në kërkim të tij, kurse shqiptarja 34-vjeçare është gjetur më vonë në një kasolle në Agio Petro, Lefkimi.

Denoncimi i zhdukjes së saj u bë nga burri  32-vjeçar, i cili tha se u zgjua në mëngjes, por nuk e pa gruan e tij në apartament. Ai i tha policisë se një natë më parë ata kishin takuar Aspiotin, i cili jetonte në Lefkimi nën masën e detyrimit për t’u paraqitur në polici dhe nuk lejohej të largohej nga Korfuzi.

Aspioti me pseudonimin "Dragoi i Kavos", u dënua në vitin 2012 me 52 vite burg për përdhunimin e gjashtë të rinjve britanikë në vitin 2010, por u la i lirë në nëntor 2019 duke përfituar nga një ligj grek.

Aspioti në vitin 2012

Komento

Komente

  • Kafsha: 11/05/2020 06:48

    Dorrezojani kete funderrine bajgë, burrit të gruas dhe vellezerve të saj!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A e keni të qartë se si duhet të votoni më 11 maj?