Foto Ilustruese

Kronikë
Top 24

U dënua me 6 vjet burg për trafik femrash, arrestohet në Krujë i shumëkërkuari nga Italia (EMRI)

27 Shtator 2018, 09:01| Përditesimi: 27 Shtator 2018, 14:19

  • Share

KRUJË- Një shtetas shqiptar i shpallur në kërkim nga drejtësia italiane, ku edhe është dënuar me 6 vite e 3 muaj burg ka rënë në prangat e policisë së Krujës.

I arrestuari është Flamur Korriku, 50 vjeç, banues në Tiranë do të ekstradohet drejt Italisë.

50-vjeçari është dënuar nga drejtësia italiane për veprat penale: Organizatë kriminale, Shfrytëzim prostitucioni, Trafik femrash, Krime kundër fëmijëve dhe Falsifikim dokumentash.

Njoftimi i plotë:

Krujë

Kapet një shtetas në kërkim ndërkombëtar i dënuar me 6 vite e 3 muaj burg nga drejtësia italiane.

Forcat Operacionale të D.V.P. Durrës në bashkëpunim me Efektivet e Komisariatit të Policisë Krujë ndalojnë një shtetas me qëllim ekstradimi drejt Italisë, i dënuar për disa vepra penale.

Është ndaluar shtetasi:

• Flamur Korriku 50 vjeç, banues në Tiranë.

Korriku është kapur në Fushë - Krujë pasi ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga drejtësia Italiane, i dënuar me 6 vite e 3 muaj burg për veprat penale "Organizatë kriminale", 
" Shfrytëzim prostitucioni", " Trafik femrash", "Krime kundër fëmijëve" dhe "Fallsifikim dokumentash" parashikuar në legjislacionin penal italian.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme.

/b.ha./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?