U dënua me burg për jetë për vrasjen e 16 vjeçarit në 2015, babai i autorit: Djali u dënua pa prova, s'ka lidhje me krimin

29 Tetor, 09:40| Përditesimi: 9 Nëntor, 20:43

  • Share

Lezhe- Familja e Kristjan Cenaj, të riut të vënë nën akuzë për vrasjen dhe groposjen e 16-vjeçarit Maringlen Gjonaj në Fushe-Kuqe të Kurbinit ka thyer heshtjen, duke folur për herë të parë në lidhje me ngjarjen e rëndë.

Pas zbardhjes së vendimit të Gjykatës së Lezhës e cila e dënoi me burgim të përjetshem 32-vjeçarin, babai i tij Tonin Cenaj thotë se djali nuk ka asnjë lidhje me këtë krim dhe ai është dënuar pa asnjë prove nga gjykata.

'Djali im është dënuar pa prova. Prokuroria e Gjykata ma ka dënuar pa prova. I kam bërë letër prokurorisë, KLGJ, mu cuan ma kanë dënuar." thotë Tonin Cenaj, babai i të akuzuarit.

Prej momentit kur ndodhi ngjarja, babai i të akuzuarit thotë se kanë kontaktuar me familjaret e viktimes dhe kanë qenë të gatshem të betohen në kishe në bazë të zakonit, ndërsa organeve të drejtësisë ju kërkon që të gjejnë vrasesit e vërtetë të 16-vjeçarit.

Avokati i Kritjan Cenaj, Edmond Buna thotë se klienti i tij ka qenë rastesisht me viktimen diten e ngjarjes dhe që në fillim është vënë në dispozicion të policisë dhe organeve të drejtësisë, duke treguar pozicionin e tij në këtë proçedim penal.Sipas tij hetimi i kësaj ngjarje është i cunguar dhe gjithçka lidhet në kuder të dyshimeve pa asnjë prove konkrete që faktojnë përfshirjen e 32-vjeçarit në krimin e rëndë.

Në muajin korrik të këtij viti Gjykata e Lezhës dënoi me burgim të përjetshem 32-vjeçarin Kristjan Cenaj për vepren penale të "Vjedhjes me pasojë vdekjen", ndërsa vendimi është ankimuar në apel ku mbrojtësi ligjor kërkon pafajësi.

Vrasja e 16-vjeçarit Mariglen Gjonaj u zbardh 4 muaj pasi ju gjetën eshtrat të groposura në një zonë me ferra dhe shkurre në Fushe-Kuqe të Kurbinit, dhe 7 vite nga zhdukja e tij.Për këtë krim u arrestua në vitin 2022 Kristjan Cenaj, i cili ka qenë kontakti i fundit me viktimen që mendohet të jetë vrarë dhe groposur me qëllim grabitjen, pasi diten e ngjarjes mbante me vetë një ore ROLEX dhe një varse floriri.

S.G//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?