Ervin Shahini

U dënua me burg përjetë, 50-vjeçari pritet të esktradohet të premten në Shqipëri nga Koreja e Jugut (EMRI)

4 Prill, 13:11| Përditesimi: 4 Prill, 22:32

  • Share

Ervin Shahini pritet të ekstradohet të premten (5 prill) drejt Shqipërisë. Ai u arrestua në Korenë e Jugut më 26 janar të këtij viti me kërkesë të shtetit shqiptar.

50-vjeçari u arratis nga Shqipëria pasi u dënua me burgim të përjetshëm për vrasjen e një taksisti në vitin 1995, në Tiranë në rrugën e Kavajës.

Shahini tentoi ta grabiste taksistin duke shkaktuar vrasjen e tij dhe plagosjen e 4 të tjerëve. Që prej arratisjes ai kishte përdorur një emër tjetër për t’u identifikuar.

Vrasjen në vitin 1995, Shahini e kreu me thikë dhe plagosi po me armën e ftohtë disa taksistë të tjerë. Shahini udhëtonte me taksi dhe pasi faturohej ai i godiste me thikë drejtuesit e automjeteve pasi shkonte në destinacion duke iu marrë automjetin dhe largohej nga vendi i ngjarjes.

Ndërsa për ngjarjen ku mbeti i vrarë një shtetas, Gjykata e Apelit në Tiranë e dënoi me burgim të përjetshëm për veprat penale “Vjedhja me dhunë me pasojë vdekjen”. “Vjedhja me dhunë”, kryer në bashkëpunim dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.

Arrestimi në Republikën e Koresë gjatë muajit janar, u realizua në kuadër të operacionit “INFRA ATLAS” dhe si rezultat i shkëmbimit të inteligjencës policore, ndërmjet Drejtorisë së Interpolit, Interpol Seulit dhe Sekretariatit të Përgjithshëm të Interpolit (Sektori Fugitives Investigative Support (FIS)).

G.K//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?