Sadetin Sula në gjyq

Kronikë
Top 24

U dënua me burg përjetë se porositi vrasjen e gruas, Sadetin Sula: Drejtësia të gjejë autorin

8 Janar 2019, 14:29| Përditesimi: 8 Janar 2019, 14:46

  • Share

Sadetin Sula, i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e bashkëshortes së tij, Suela Sulës ka kërkuar gjetjen e autorit të vrasjes së saj. (LEXO KËTU)

Sula nuk pranoi që të pyetet në procesin e Fatjon Karmeshtnës, i cili po hetohet si ekzekutor i Suela Sulës, me porosi të bashkëshortit të saj. Karmeshtna ishte i punësuar në mobilierinë e çiftit Sula në Bushat të Shkodrës.

 Fatjon Karmeshta para gjykatës

Gjatë seancës së sotme për Fatjon Karmeshtën, Sula nuk e dha pëlqimin e tij për t'u pyetur në Gjykatë por kërkoi gjetjen e autorit të vrasjes së bashkëshortes së tij.

"Nuk jap pëlqim të pyetem. Drejtësia të vazhdojë. Të gjejë autorin e vrasjes së gruas sime,"- tha Sula para trupës gjykuese. 

Një ndër provat që zbuluan se vrasja ishte porositur nga Sadetin Sula ishte dhe përgjimi i bisedës së Sadetinit me Karmeshtën, pak ditë para vrasjes. 

Sadentin dhe Suela Sula 

Për më shumë detaje lidhur me vrasjen e Suela Sulës dhe seancës gjyqësore ndaj vrasësit të saj (LEXO KËTU)

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet t’u jepet mundësia prokurorëve të SPAK të rikandidojnë?