Ervin Salianji dhe Andrea Mano
Gjykata e Apelit la në fuqi vendimin e Gjykatës së Shkallës së parë që dënon me 1 vit burg Ervin Salianjin, vendim i formës së prerë i cili i heq mandatin deputetit demokrat.
Por kush pritet që ta zërë vendin e Salianjit në Kuvend? Burime për Shqiptarja.com bëjnë me dije se vendin e tij pritet që ta zërë Andrea Mano, i cili në zgjedhjet e fundit mori 5465 vota.
Andrea Mano, ka qenë ish-kryetari i Partisë Demokratike në qytetin e Korçës si dhe ish-kandidat për kryetar bashkie.
Lajmi kryesor:
Dosja 'Babale'/ Apeli konfirmon 1 vit burg për Ervin Salianjin! Fajtor për kallëzim të rremë, pritet arrestimi! Deputeti i PD humb mandatin, i ndalohet të kandidojë në zgjedhjet 2025 e 2029 (FOTO+ VIDEO)
M.Q.//ReportTv.al