Besir Iseni

U dënua nga FSHF-ja, mbrojtësi i Tiranës kalon në Kosovë

17 Korrik 2023, 12:54
  • Share

Besir Iseni është mbrojtësi më i ri i Dukagjinit, në Superligën e Kosovës. Trajneri Armand Dallku ka mundur të bindë shqiptarin e Maqedonisë së Veriut që të firmosë për një sezon me të drejtë rinovimi, teksa Dukagjini luan edhe në Conference League.

23-vjeçari për një sezon ishte pjesë e Tiranës, duke luajtur 15 ndeshje mes Superligës dhe Kupës së Shqipërisë. Në ndeshjen e javëve të fundit kundër Bylis, Komisioni i Disiplinës dënoi lojtarin për mospjesëmarrje në garat në Shqipëri deri në 26 maj 2025.

Shtatëlarti që më herët ka luajtur me Vëllazërimin dhe Strugën në Maqedoninë e Veriut, do e ketë aventurën e parë te Dukagjini i Armend Dallkut. Skuadra kosovare luan të enjte kundër Europa FC për ndeshjen e kthimit në turin e parë kualifikues të Champions League, me duelin e "Fadil Vokrrit" që përfundoi 2-1 për shqiptarët.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?