Ervin Salianji pas arrestimit pas të vuajtur dënimin

Kronikë

U dënua për dosjen 'Babale'/ Po kërkon lirimin nga burgu, Gjykata e Lartë shqyrton nesër rekursin e ish-deputetit demokrat, Ervin Salianji

10 Mars, 13:44| Përditesimi: 10 Mars, 13:49

  • Share

Tiranë- Gjykata e Lartë cakton datën për rekursin e ish-deputetit të PD-së, Ervin Salianji, i dënuar me 1 vit burgim të formës së prerë nga Apeli i Tiranës, për dosjen “Babale”, izolim që po e vuan prej 27 shtatorit 2024 në Fier.

Seanca është caktuar për nesër, 11 Mars. Vendimi pritet që të jepet nesër në orën 10:00. Salianji ka depozituar rekurs në Gjykatën e Lartë, kundër dënimit me 1 vit burg.

Më datë 15 tetor 2024, Gjykata e Lartë e refuzoi kërkesën e Salianjit për pezullimin e dënimit me 1 vit burg nga Apeli.

Shkalla e parë vendosi që Salianji të dënohet për kallëzim të rremë, në lidhje me një denoncim me audio-regjistrim që ka bërë për vëllanë e ish-ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafa, Agron Xhafa. Në audio-përgjimin që publikoi Salianji, thuhej se Agron Xhafa ishte pjesë e një rrjeti kriminal të trafikut të lëndëve narkotike, por kjo audio rezultoi e montuar.

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Grupi i PS në listë të hapur, përveç drejtuesve politikë, si iu duket?