Zamira Vyshka

U dënua për korrupsion, Apeli i GJKKO rrëzon ankimin e ish-gjyqtares së Elbasanit! Mbetet në fuqi edhe dënimi për avokatin që do i jepte 400 mijë lekë

26 Janar, 12:45| Përditesimi: 26 Janar, 12:54

  • Share

Apeli i Gjykatës së Posaçme ka lënë në fuqi dënimin me 2 vite shërbim prove për ish-gjyqtaren e Elbasanit, Zamira Vyshka e shpallur fajtore për korrupsion pasiv. Po ashtu në fuqi u la edhe vendimi për dënimin me 1 vit e 4 muaj burg u la në fuqi për avokatin Ilir Pashaj i cili dyshohet se do i jepte gjyqtares një shumë prej 400 mijë lekësh për t’i ulur dënimin me 6 muaj të burgosurit Xhuliano Musai, i akuzuar për plagosje.

Gjithashtu gjykata vendosi edhe “Heqjen e së drejtës për të ushtruar funksione publike”, për një periudhë 3 vjeçare për Vyshkën. Ish gjyqtarja- Zamir Vyshka u arrestua në korrik të vitit 2022 me urdhër të SPAK nën akuzën e marrjes së ryshfetit për t'i ulur dënimin të arrestuarit për plagosje. 

Përgjimet dhe vëzhgimet e SPAK nxorën zbuluar gjyqtaren Zamira Vyshka dhe avokatin Ilir Pashaj të cilët janë arrestuar për ryshfet dhe korrupsion në Elbasan. Në përgjime shtohet se i arrestuari Xhulio Musaj, i akuzuar në vitin 2019 për vjedhje kërkoi një ulje dënimi me 6 muaj burg. Familjarët ofruan shumën 200 mijë lekë me negociator avokatin Ilir Pashaj, ndërsa gjyqtarja kishte kërkuar dyfishin, pra 400 mijë lekë. 

Zamira Vyshka është një emër i lakuar në sistemin e drejtësisë. Ish-shefi i policisë rrugore Elbasan, Fadil Mema, para se të ekzekutohej në Itali në 14 mars 2015, ka rrëfyer ndër të tjera para prokurorit të ndjerë Xhevat Hana se gjyqtarja Zamira Vyshka ishte mikeshë e grupit Çapja në Elbasan dhe se merrte vendime për llogari të tyre.  Duke treguar aktivitetin kriminal te Çapjave dhe konfliktin me ta që solli shumë viktima, ish oficeri i policisë Fadil Mema ka thënë para ish prokurorit Xhevat Hana se gjyqtarja Zamira Vyshka, me një dosje të falsifikuar, kishte shpallur të pafajshëm Sokol Çapjan, i akuzuar për një vrasje në vitin 1993. 

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?