U dënua për korrupsion, gjyqtari Miri kërkon t'i kthehen 30 mln lekët: I kam marrë hua për t'u kuruar

3 Tetor 2019, 14:12| Përditesimi: 3 Tetor 2019, 16:40

  • Share

TIRANË - Ish gjyqtari i Apelit në Tiranë, Shkëlqim Miri, është rikthyer në Gjykatën e Krimeve të Rënda, këtë herë për të kërkuar 30 milionë lekë që iu sekuestruara pasi përfundoi dënimin me 2 vite e 6 muaj burg.

Sot në Gjykatë, Miri, në praninë e avokatit të tij Arben Prenga, kërkoi që 30 milion lekët t'i kthehen pasi janë para që sipas tij i ka marrë borxh për tu kuruar.

Shkëlqim Miri u dënua nga Krimet e Rënda pasi u hetua si i përfshirë në korrupsion në dhënien e një vendimi drejtësie për të liruar Gentian Dodën.

Prokurori Klodian Braho kërkoi gjatë hetimit që 30 milion lekët të konfiskohen me vendim gjykate në zbatim të ligjit Antimafia. Por vetë gjyqtari Miri këmbëngul që paratë ishin në banesën e tij pasi i kish marrë hua tek të afërm për tu kuruar jashtë vendit.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Genti: 03/10/2019 16:03

    Ti meriton burgun por ska kush te gjykon sepse dhekto gjygjtaret qe kan ngel shoket e tuj jane, qelbesira si ti jane dhe keto,

    Përgjigju
  • Geri: 03/10/2019 14:20

    Fiteni prape ne burg kete pis ish gjyqtar. Futini dhe nje gjobe dhe le bej ham ham qelbesira. Nuk meriton tekurohesh more pis ose kurohu si kane mundesi shumicae shqiptareve.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?