Foto e Lefter Allës

Lefter Alla lirohet nga qelia, ish-kryebashkiaku i Bulqizës përfundoi dënimin

22 Shtator, 10:50| Përditesimi: 22 Shtator, 12:24

  • Share

Ish-kryetari i Bashkisë së Bulqizës, Lefter Alla, është liruar nga qelia pasi ka përfunduar dënimin me 2 vite burg. Alla u dënua nga Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar me 3 vite burg për shpërdorim detyre dhe shkelje të barazisë në tendera.

Ish-kryebashkiaku i Bulqizës rezulton se është liruar që në 6 Gusht nga burgu i Fierit për plotësimin e kohës së dënimit.

Ish-kryebashkiaku i Bulqizës Lefter Alla në bashkpunim me ish zyrtaret e bashkisë favorizoi dy kompani gjatë procedurës së prokurimit publik me qëllim që më pas punimet për ujesjellesin t’i kryejë kompania ‘OE 2AF Albania shpk’, e cila është ne administrimin e të afermit të Allës, Aqif Konesha. Kompanitë që dolën fituese të tenderit ishin ‘BOE Egland shpk’ dhe ‘BE-IS shpk’.

Pasi u shpallën fituese këto firma, punimet për uijësjellësin u realizuan nga firma ‘OE 2AF Albania shpk’. Bëhet fjalë për tenderin “Ndërtimi rrjetit furnizimit dhe rrjetit shpërndarës Ujësjellësi dhe ndërtimi i rrjetit të KUZ , Lagja e vjetër, qyteti Bulqizë, Bashkia Bulqizë”, me vlerë rreth 3 mln euro, me afat kohor 10 mujor.

Kompanitë që dolën fituese të tenderit kishin si administrator Rasim Dacin, për ‘BOE Egland shpk’, ndërsa administratori i 'BE-IS shpk’, është Kastriot Ibrahimaj.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?