Tiranë- Gjykata e Lartë prish vendimin e GJKKO-së dhe rikthen për proces me një tjetër trupë gjykuese dosjen ndaj ish-kryetarit të Bashkisë së Hasit, Adem Lala.
Në dy shkallët e GJKKO-së ish-zyrtari vendor u dënua me 1 vit e 4 muaj burg në lidhje me privatizimin e një godine publike në Has, në shpërdorim detyre.
Por pas rekursit të depozituar, katër vite pas këtij procesi, shkalla e tretë e gjyqësorit ka vendosur të prishë vendimin e Apelit, i dhënë më datën 17 qershor 2021 dhe ta rikthejë për gjykim në të njëjten gjykatë, por më një trupë tjetër gjyqësore.
Lala dhe një punonjëse e bashkisë u akuzuan në lidhje me privatizimin e një godine publike në Bashkinë e Hasit.
Për shkak të gjykimit të shkurtuar, ai u dënua përfundimisht me 8 muaj, ndërkohë që gjykata vendosi pezullimin e këtij dënimi, duke e konvertuar në një periudhë prove prej 1 viti e 4 muajsh (dënim me kusht).
Po ashtu gjykata vendosi të përjashtojë Lalën nga funksionet publike për 5 vjet. Kujtojmë se Adem Lala mori mandatin e bashkisë Has në 2015.
Komente
