Shtetasit turk Selami Simsek i është refuzuar kërkesa për azil nga autoritet shqiptare dhe më konkretisht nga Drejtoria e Azilit dhe Shtetësisë, në Ministrinë e Brendshme pasi pretendimet e tij janë cilësuar si 'abuzive' dhe 'dukshëm të pabazuara'.
40-vjeçari afërsisht një vit më parë u arrestua në aeroportin 'Nënë Tereza' pasi u kap me një vizë të falsifikuar për të udhëtuar në Kanada. Simsek kishte ndërmarrë këtë udhëtim nga Turqia-Kosova-Shqipëria në drejtim të Kanadasë pasi pretendon se mund të përndiqet nga shteti turk për shkak se xhaxhi i tij, që sot jeton në Kanada, është dënuar si gylenist.
Gjykata e Shkallës së Parë e dënoi Simsek me një vit burg, por në mars ai u la i lirë nga gjykata e Apelit pas 8 muajsh, ndërkohë që avokati i tij nisi procedurat për azil. Në vendimin e saj Drejtoria e Azilit dhe Shtetësisë thotë se pretendimi i shtetasit turk nuk konfirmohet në asnjë rast dhe ka për qëllim mashtrimin e autoriteteve.
Bukur. Po cilat autoritete me xhan? Pra per cilat autoritete e ka fjalen qe mashtroka personi? Ato turke e keni fjalen? Ju jeni autoritet i Shqiperise, jo Erdogan efendise. Late nam. Servila.
Përgjigju