Arbër Çekaj

U dënuan me 33.6 vite burg për 613 kg kokainë/ Arbër Çekaj të martën nis përballjen me 'Apelin'

9 Nëntor 2020, 10:56| Përditesimi: 9 Nëntor 2020, 11:07

  • Share

TIRANË- Arbër Çekaj, Donaldo Lushaj dhe Armando Pezaku do të nisin të martën përballjen e tyre me Gjykatën e Posaçme të Apelit. Tre të pandehurit u dënuan me 33.6 vite burg në total më Shkallë të Parë, ndërsa kërkojnë pafajësinë në Apel.

Seanca pritet të mbahet në orën 9:30 të së martës, ndërsa relator i çështjes është gjyqtari Dhimitër Lara.

Kujtojmë se tre të pandehurit janë të vetmit që u ngarkuan me përgjegjësi penale për 613 kilogramë kokainë të kapur më Durrës. Për sasinë rekord të kokainës është ende një hetim i hapur nga Prokuroria e Posaçme SPAK.

B.K.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?