Vangjush Dako dhe Alqi Bllako

U dërguan për çështje sigurie në Fier, kthehen në Burgun e Durrësit, Vangjush Dako dhe Alqi Bllako

26 Dhjetor 2023, 11:23| Përditesimi: 26 Dhjetor 2023, 13:31

  • Share

Mesnatën e dy ditëve më parë, janë rikthyer në burgun e Durrësit, sh-kryebashkiaku Vangjush Dako, ish-deputeti Alqi Bllako dhe ish-prokurori Xhevahir Lita. Burimet për Report Tv pranë Drejtorisë së Burgjeve bëjnë me dije se rikthimi i tyre lidhet me masat që pritet të mbahen në gjykatë dhe bëhet për lehtësim të distancës.

Mbrëmjen e 19 dhjetorit me urdhër të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, u morën masat që të burgosurit 'vip' si Vangjush Dako, Alqi Bllako, Lefter Koka, Fredi Beleri, Lefter Alla dhe Safet Gjici të transferohen nga burgu i Durrësit në burgun e Fierit, për shkak të zhvillimeve të fundit dhe çështjes së sigurisë në burgjet e vendit, pasi pak javë më parë u cënua rëndë siguria në burgun e Sigurisë së Lartë në Peqin, ku Sokol Mjacaj ekzekutoi Arben Lleshin.

Paraburgimi i Durrësit kishte mbledhur të akuzuarit VIP, pasi në të njëjtin institucion ndodhen ish-kryebashkiakë, ish-ministra e ish- deputetë.

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • redi: 26/12/2023 13:04

    Arrest me burg per Dakon dhe Bllakon se dash Saliu dhe arrest shtepie per kriminelin me te mash te histories se shtetit shqiptar Berisha. Kete drejtesi duam !

    Përgjigju
    • Rita: 27/12/2023 03:15

      Red mashtruesi, a t'ka vra baben doktori .? Apo t'a ka heq nga detyra e felliqte te nje spiuni e sigurimsi qe kryente perpara 1990 ???? Thuaj te drejten .

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?