SARANDË- Zjarr i përmasave të mëdha në zonën e Limionit. Kjo zonë është dhënë me koncension dhe është projektuar për t'u ndërtuar si një qytezë e re, por mbrëmjen e kësaj të premte ajo është përfshirë nga flakët për motive që ende nuk dihen.
Siç shihet në fotot që Report Tv sjell, flakët e zjarrit janë përhapur me shpejtësi duke "gllabëruar" një pjesë të mirë të kësaj sipërfaqeje. Për fikjen e tij kanë punuar 2 mjete zjarrfikëse, disa punonjës të repartit të Zjarrfikëseve dhe forca të Marinës.
Zjarri, që ende nuk dihen arsyet e rënies së tij, është aktivizuar fillimisht në një zonë me shkurre në kepin e Limionit.
Puna për shuarjen e tij ishte e vështirë si pasojë e terrenit të vështirë dhe errësirës. Gjatë kësaj beteje për fikjen e flakëve të zjarrit, është plagosur edhe 1 efektiv i Marinës.
Ai është transportuar drejt spitalit të Sarandës për të, marrë ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
U urdhërua dhe largimi i varkave të peshkimit nga Gjiri i Limionit dhe banorët u njoftuan të jetë në gatishmëri, pasi flakët e zjarrit mund të rrezikonin edhe banesat.
Gjithashtu u rrezikua edhe baza detare dhe ndërtesat e repartit ushtarak në Limion. Flaket arritën të shuheshin pas 3 orësh.
zjarr i qellimshem i vene nga njerezit e dy oligarkeve qe kane marre koncesionarin. Kishin disa kohe qe pergatiteshin per kete veprim
PërgjigjuPysni Gramoz Rucin dhe Ramen se ata e pelqejne zjarrin parizan.
Thjesht babzia e mafias per te betonizuar bregdetin me bekimin e Rames
PërgjigjuI kan prish pune pemet, i dogjen, tashi le ta betonizojne komplet.
PërgjigjuKur ta kuptojne qelbesirat e pangopura qe turistet vijne per Qetesi natyre, gjelberim nuk do kete mbetur asnje fije bari ne atdhe.