Sokol Mëngjesi dhe 4 autorët e sulmit

U dhunua në ish-Bllok në Tiranë, del nga koma pas 16 ditësh avokati Sokol Mëngjesi

13 Qershor, 20:23| Përditesimi: 14 Qershor, 07:57

  • Share

Avokati Sokol Mëngjesi ka dalë nga koma, pas 16 ditësh që ndodhet në intubim prej datës 29 Maj, ku edhe u godit brutalisht për shkak të detyrës, nga 4 persona, 3 prej të cilëve janë në kërkim.

Sipas burimeve për Report Tv ka përmirësime minimale, ndërsa që prej datës 3 qershor po kurohet në një nga spitalet e Athinës.

Për dhunën ndaj avokatit Mëngjesi deri tani kanë vënë në pranga Dritan Nano, si organizator i sulmit ndaj avokatit Sokol Mëngjesi, dhe dhëndri i tij Dorian Alia, një nga agresorët ndaj avokatit. Gjykata e Tiranës më 1 qershor caktoi masën ‘arrest me burg’ ndaj tyre, për veprën penale ‘plagosje e rëndë me dashje kryer në bashkëpunim dhe kundërshtim dhe goditja e gjyqtarit, kryer në bashkëpunim.’

Edhe për 3 agresorët e tjerët që janë në kërkim nga policia, Drivaldo Alia, Elton Kasaj dhe Romario Tabaku, gjykata caktoi masa ‘arrest me burg’ në mungesë.

Avokati u dhunua mëngjesin e 29 majit 2024 sapo la djalin në kopsht në zonën e ish-bllokut. Dorian Alia 32-vjeç i cili u vetëdorëzua, ka pranuar se porositës i sulmit është Dritan Nano. I riu ka pranuar se dhuna ka ardhur si paralajmërim që avokati 45 vjeçar të tërhiqej nga padia kundër Nanos për të marrë çka i takonte në pronën e fituar me gjyq te kullat e Liqenit.

58-vjeçari Nano nuk pranonte të likuidonte avokatin sipas kontratës që kishin firmosur, pasi Mëngjesi fitoi gjyqin për pronën e një familje me 8 trashëgimtarë, aty ku sot janë ndërtuar kulla te Diga e Liqenit. Marrëveshja mes palëve (trashëgimtarëve dhe avokatit) është për të përfituar një përqindje të caktuar të pronës së fituar më gjyq, pra jo pagesë, por pjesë e pronës. Nga ana tjetër, Dritan Nano ka mohuar të jetë porositës i ngjarjes duke mos pranuar të bashkëpunojë me hetuesit, edhe pse këta të fundit janë të bindur që ai është organizatori kryesor.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?