Kronikë

U dhunua nga 2 persona, kreu i Operatorëve Turistik të Sarandës për Report Tv: Më zunë pritë, Prokuroria të merret me këtë çështje

23 Shkurt, 14:50| Përditesimi: 23 Shkurt, 15:41

  • Share

SARANDË-Një ditë pasi u dhunua barbarisht, kryetari i Shoqatës së Operatorëve Turistikë në Sarandë, Arben Çipa rrëfen dinamikën e ngjarjes. 

Në një intervistë për Report Tv, ai shprehet se drejtësia duhet që të zbardh të vërtetën lidhur me dhunën e ushtruar ndaj tij.

‘I bëj apel Prokurorisë të merret me këtë çështje, pasi më lejoni ta them: I gjithë fisi dhe qytetarët e Sarandës janë ngritur dhe do të bëjnë punën e vet sipas hallit të tyre në lidhje me këta persona. Unë personalisht këtë çështje ja kam lënë drejtësisë, do ta ndjek hap pas hapi për arsyen sepse sot kam privilegjin t'ju jap intervistë, ndërsa pardje ekzistonte mundësia që unë të mos ekzistoja’, tha ai.

52-vjeçari thotë se e kanë ofenduar dhe më pas ndaj tij kanë ushtruar dhunë fizike.

“Biznesi im zhvillohet në një zonë e cila quhet zonë Heremec dhe ndodhem në një fazë ku investoj për infrastrukturën e rrugës shoqëruar me infrastrukturën e energjisë elektrike. Kemi marrë një projekt nga OSHEE për të zhvilluar zonën. Kjo zonë është pa asnjë ndërtim. Në punim e sipër, personat kanë pretenduar që unë mos të kaloj linjën se i pret pamjen për të ardhmen e tyre. Nuk kanë asnjë biznes, unë si qytetar që jam nuk i përkas rangut të tyre shoqëror. Në një moment më prenë rrugën, më ofenduan dhe shanë. Reagova në gjuhën e tyre dhe dolën nga automjeti. Kam tentuar të mbrohem, kanë filluar të gjuajnë me shqelma e grushte. Policia dhe Urgjenca kanë bërë punën e tyre. Kam marrë 1800 mesazhe dhe të gjithë janë të indinjuar për këtë rast. Çështjen do ta ndjek dhe apeloj ndaj drejtësisë ta marri seriozisht këtë rast’, thotë Arben Çipa.

Kryetari i Shoqatës së Operatorëve Turistik në Sarandë, Arben Çipa, u dhunua më 22 shkurt nga dy persona. Policia e Sarandës prangosi autorin Dioment Musën, ndërsa në kërkim është nipi i tij. Shkak i sherrit është bërë ndërtimi i një linje elektrike që po bënte Arben Çipa për të furnizuar me energji një bar restorant në zonën e Heremecit. 52-vjecari pretendon se po ndërton linjën elektrike në bazë të një projekti të OSHEE, ndërsa autorët kanë kundërshtuar, pasi aty, do ndërtojnë një biznes.

S.B/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?