Blogerja Klea Prenga, e cila u dhunua më 9 gusht në një lokal në Tiranë nga motrat Antonela dhe Mariela Berisha, ka publikuar disa foto të gjendjes së saj aktuale.
Në fotot e publikuara nga Klea duket se gjendja është përmirësuar goxha edhe pse shenjat duken ende në fytyrën e saj.
“Asnjë armë e krijuar kundër jush nuk do të ketë sukses”, shkruan ajo duke shkëputur një frazë nga bibla.
Kujtojmë se ditën e djeshme (19 giusht) policia ka sekuestruar dy automjete, makinën që motrat Berisha kanë pasur natën e ngjarjes dhe makinën që kanë lëvizur më pas. Zyrtarisht sipas TIMS nuk rezulton se nuk janë larguar jashtë vendit çështja është referuar në Prokurorinë e Tiranës dhe mësohet se është nxjerrë urdhër ndalimi për të dyja motrat për akuzën e plagosjes së rëndë në bashkëpunim.
Shkak i dhunës barbare që motrat Antonela dhe Mariela Berisha ushtruan mbi Prengën mendohet se është bërë dyshimi i Marielës se Klea kishte lidhje me bashkëshortin e saj prej të paktën një viti.
Prenga ka qenë duke darkuar në një restorant në zonën e Kodrës së Diellit në Tiranë kur dy motrat janë afruar dhe kanë nisur ta godasin me sende të forta në fytyrë, duke i shkaktuar dëmtime të shumta.
Para hetuesve, Klea nuk ka treguar asgjë mbi arsyet e dhunës, duke pretenduar se nuk ka dijeni pse motrat e kanë dhunuar.
Po pergatitet per big brother e ardhshem goca karrier te mbare
PërgjigjuMotra ka euro do bëji një operacjon plastik dhe del si mis, këtë foton me Surrat të çarë le ta mbaji në arkiv edhe të mos e rruj më.
PërgjigjuPune kurvash gjelle qensh
Përgjigju