Klea Prenga dhe motrat Berishaj

U dhunua nga motrat Berishaj,reagon sërish Klea Prenga: I dashuri im kishte një fëmijë, por nuk ishte i martuar

8 Shtator, 16:03| Përditesimi: 8 Shtator, 17:16

  • Share

Modelja Klea Prenga ka reaguar sërish pas sulmit brutal që iu bë nga motrat Berisha, Antonela dhe Marinela, një sulm i cili dyshohet se ka ndodhur për shkak të lidhjes sekrete që Prenga kishte me partnerin e Marinelës.

Me anë të një postimi në Insta Story, modelja tregon se i dashuri i saj nuk ishte i martuar, por vetëm se kishte një fëmijë nga marrëdhënia e tij e mëparshme.

“Dua të bëj të qartë se nuk kam ndërhyrë në asnjë marrëdhënie ekzistuese apo të mëparshme. Personi me të cilin kam qenë në një lidhje prej më shumë se disa muajsh, nuk ka qenë i martuar. Ai ka një fëmijë nga një marrëdhënie e mëparshme, e cila kishte përfunduar plotësisht përpara se unë të njihesha me të.

Marrëdhënia që ai kishte me ish-partneren e tij ishte e mbyllur shumë kohë më parë dhe asnjë moment nga lidhja jonë nuk ka ndikuar në atë marrëdhënie. Unë nuk kam qenë asnjëherë pjesë apo shkak i ndonjë konflikti apo mosmarrëveshjeje mes tij dhe ish-partneres së tij”, shkruan Klea.

Më pas Prenga shton se duhen të merren masa që të arrestohen menjëherë motrat Berisha, të cilat janë ende në kërkim.

“Pas sulmit brutal që më është kryer, i cili më ka shkaktuar lëndime serioze fizike dhe emocionale, dua t’i drejtohem shtetit shqiptar për të reaguar me vendosmëri dhe urgjencë. Unë bëj thirrje që autoritetet shqiptare të angazhohen maksimalisht për të sjellë autorët e këtij akti të tmerrshëm para drejtësisë. Ky sulm nuk duhet të kalojë pa ndëshkim dhe është e domosdoshme që shteti të sigurojë mbrojtjen time.

Po shpresoj dhe kërkoj që shteti shqiptar të zgjidhë këtë çështje me prioritet, duke kapur dhe ndëshkuar autorët e këtij akti dhune.

Gjithashtu çështja do ndiqet edhe përmes autoriteteve në shtetet ku unë jam rezidente, për të siguruar që drejtësia të vihet në vend. Kjo situatë nuk mund dhe nuk do të mbyllet pa marrë masat e nevojshme ndaj atyre që janë përgjegjës për këtë akt të tmerrshëm.

Faleminderit nga zemra për mbështetjen tuaj dhe mesazhet e shumta!”, përfundon 24-vjeçarja.

Klea Prenga u dhunua barbarisht nga motrat Berishaj teksa ishte duke darkuar në një restorant në kryeqytet. Sipas modeles ngjarja ka ndodhur të martën e 6 gushtit dhe teksa ishte duke ngrënë motrat e kanë goditur me sende të forta duke i shkaktuar dëmtime të konsiderueshme në fytyrë.

Ndërkohë dy motrat, Antonela dhe Mariela Berishaj akuzohen për plagosje të rëndë me dashje, kryer në bashkëpunim dhe rrezikojnë burg deri në 10 vjet.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • CHURCH OF SATAN: 10/09/2024 11:21

    O dANE, koke k**i, kuptova qe ka të bëjë me dhunën, por nuk e kuptoj pse kjo picirushe kërkon me këmbëngulje të konsiderohet si një rast prioriteti. Sa për ty është shumë e mundur të jesh një nga konsumatorët tradicionalë të bukës me cirk, domethënë mut TV dhe instagramist, përndryshe nuk kuptoj pse shqetësohesh aq shumë për këtë luftë midis 3 idiotëve të uritura mbas lekut... Sa i përket shënjes qe i kanë lenë në surratë, kjo nuk do ta pengojë atë të jetë e njëjta individe me moral të dyshimtë, do mbulohet me filtra instagrami dhe allçi (makijazh). Gjynah qe nuk bëhet implant silikoni në tru... Unë nuk e marr mbrojtjen e 2 motrave, 2 kafshe dhe ato, por kjo situatë vërtet e tragjike përfaqëson një radiografi të vërtetë të së keqes së një pjese mjaft të rëndësishme të shoqërisë shqiptare.

    Përgjigju
  • CHURCH OF SATAN: 09/09/2024 17:21

    Sinqerisht mendoj se kjo individe është me të vërtetë një idiote dhe nuk ka shumë tru pasi çështja e saj duhet të bëhet një prioritet kombëtar. Ndaj autoriteteve shqiptare nuk u mbetet gjë tjetër veçse të përfshihen sa më shumë në këtë skandal, skandal i cili nuk është gjë tjetër veçse larje hesapesh mes 3 personazheve me cilësi të dyshimtë morale. Dhe qershia mbi torte eshte se kjo idiote i kerkon shtetit t'i zgjidhe problemin me prioritet... Nëse shteti shqiptar u jep përparësi skandaleve që prodhojnë eskortat që shesin trupin e tyre në Instagram apo në emisione televizive dhe nese ky shtet është në dispozicion të kësaj lloj prostitute që nuk kontribuon asgjë në evoluimin e shoqërisë, atëherë ky vend është i pashpresë. Ka njerëz që vuajnë dhe kanë probleme reale: varfëri, padrejtësi, krime, dhe kryesisht dhunën në familje në të cilat ky vend është kampion evropian.

    Përgjigju
    • dANE: 10/09/2024 08:28

      O KOKE B.... dhe ketu per dhunen po flitet qe desh i hyri gota e thyer ne tru.

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?