U dhunua nga policia se nuk kishte vendosur hixhabin në ambientet publike, 16-vjeçarja iraniane vdes pas 1 muaji në koma

28 Tetor 2023, 10:21| Përditesimi: 28 Tetor 2023, 10:58

  • Share

Armita Geravand, 16-vjeç, nga Irani, e cila u rrah nga policia për shkak se nuk kishte vendosur hixhabin në metro në Teheran ka vdekur. 16-vjeçarja ra në gjendje kome 28 ditë më parë.

Lajmi mbi vdekjen e Armitas u përhap nga mediat shtetërore. Rreth një javë më parë doli lajmi se ajo ishte e shtruar në terapi intensive në spitalin Fajr në kryeqytet dhe ishte në gjendje kome të pakthyeshme. Mjekët nuk u kishin dhënë shpresë familjarëve pasi truri i saj kishte vdekur, raporton La Repubblica.

“Hollësitë e fundit rreth gjendjes shëndetësore të Armita Garavadi tregojnë se truri i saj reshti së funksionari, pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor”, pohuan mediat e Republikës Islamike.

Armita dhe dy shoqet e saj tentuan të hynin në një stacion metroje në Teheran në fillim të tetorit, ku u ndaluan nga oficerët e policisë për shkak se nuk mbanin hixhabin, që është i detyrueshëm në Iran.

S.S/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?