U dhunua nga shërbimi sekret i Serbisë se mbajti homazhe për familjen Jashari, politikani serb: Çfarë krimi është të vendos lule në varrin e vajzës 7 vjeçare?

21 Janar, 21:04| Përditesimi: 21 Janar, 22:38

  • Share

Kryetari i Partisë Republikane në Serbi, Nikolla Sandulloviç i cili u dhunua brutalisht nga shërbimi sekret serb pasi mbajti homazhe në varret e familjes Jashari në Prekaz, ka dhënë një intervistë për RTK në Kosovë ku mohoi se ka kryer veprën penale për të cilën pas dhunimit u arrestua dhe u akuzua.

Ai paralajmëroi se do të kërkojë përgjegjësi ligjore për torturën që ka përjetuar.

Sanduloviç akuzohet se “ka kryer veprën penale të nxitjes së urrejtjes dhe jo-tolerancës kombëtare, racore dhe fetare”. Kjo pasi në rrjetet sociale ka njoftuar se ka kërkuar falje për krimet ndaj shqiptarëve dhe ka treguar se ka vendosur lule në varrin e familjes së Jashari ne Prekaz.

Ndërsa teksa foli për mediat e kosovës tha se nuk ka asgjë të keqe nga  veprimi i tij për të vendosur lule në varrin e vajzës 7 vjeçare të familjes Jashari dhe shtoi se e kishte bërë si një person që është për paqe dhe pajtim në rajon.

“Çfarë krimi është nëse i vendos lule mbi varrin një vajze të vrarë shtatëvjeçare, ku ka faj ajo, kushdo qoftë babai i saj, çfarë lidhje ka kjo me vajzën. E bëra si njeri, babai, bashkëshorti, si lider i një partie, politika e së cilës është paqja dhe pajtimi në rajon. E konsiderova si detyrim njerëzor dhe moral të shpreh respektin dhe keqardhjen për vrasjen e një vajze shqiptare në këtë rast, të gjithë fëmijët janë viktima të pafajshme”, thotë Sanduloviç.

B.V//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?