Gazetari i Report Tv, Adriatik Doçi që u dhunua pranë banesës nga persona të panjohur ka reaguar duke thënë se ishin si një tufë qensh që e kafshojnë në befasi.
Ndër të tjera shtoi se e bënë për t’i mbllur gojën, por thkeson se nuk konsideron asnjë mesazh dhune.
“Mirënjohje për qindra miq dhe kolegë, të cilët u solidarizuan dhe dënuan sot sulmin fizik burracak prej çakenjsh ndaj meje. Ishte si një tufë qensh që të kafshojnë në befasi nga pas dhe ikin me vrap. Nuk e shoh vetëm si një incident apo dramë personale, por edhe si një demostrim të segmenteve të krimit dhe korrupsionit për të mbyllur gojën dhe kufizuar raportimin e gazetarëve, mediave në tërësi.
Personalisht nuk kam konsideruar dhe nuk do konsideroj kurrë asnjë mesazh dhune, force dhe shantazhi për të heshtur. Koha do ta tregojë. Ju paça”, shkroi Doçi.
Lajmi kryesor:
Dhunohet gazetari investigativ i Report Tv, Adriatik Doçi: Më goditën për shkak të detyrës! Ky sulm s'më pengon, por më inkurajon të raportoj më tej
//ReportTv.al