U dhunua teksa çonte djalin në kopsht, Kush është Sokol Mëngjesi? Pedagogu i drejtësisë, avokat i Berishës, por edhe i Zotos e Mërtirit

29 Maj, 10:00
  • Share

1716979040_sokolmengjesi.jpg

Foto: Sokol Mengjesi dhe vendi ku u sulmua

Avokati Sokol Mëngjesi u dhunua brutalisht mëngjesin e sotëm në zonën e ish-Bllokut sapo kishte çuar fëmijën në kopsht.

Sokol Mëngjesi është diplomuar në vitin 2004 në Fakultetin e Drejtësisë Democritus në Greqi. Po në Greqi, nga viti 2004 deri në vitin 2006 ka ndjekur Masterin Shkencor në të Drejtën Penale dhe Kriminalistikë, Fakulteti i Drejtësisë, Universiteti Democritus.

Në po të njëjtin universitet ka marrë edhe titullin ‘Doktor i Shkencave’ Juridike në mars 2010. Në korrik 2016 Mëngjesi ka marrë titullin akademik ‘Profesor’. Në Universitetin Democritus ku ka mbaruar studimet akademike, Mëngjesi ka qenë pedagog i Jashtëm në Departamentin e së Drejtës Penale në periudhën nëntor 2005 deri Janar 2008. Në periudhën Shtator 2004 deri Janar 2008 ka punuar si asistent avokat pranë Av. Prof. Dr. Stefano Pavlu, Selanik – Greqi.

Mëngjesi ka qenë dekan në Fakultetin e Drejtësisë në Universitetin e Tiranës dhe prej 2010 është pedagog në Departamentin e së Drejtës Penale, Fakulteti i Drejtësisë në Universitetin e Tiranës.

Nga viti 2009, Mëngjesi ka marrë licencën e avokatit nga Dhoma Kombëtare e Avokatisë Shqipëri, ndërsa është edhe një prej mbrojtësve të ish-kryeministrit Sali Berisha.. Ai është gjithashtu avokat edhe i Mirel Mërtirit dhe Klodian Zotos në çështjen e inceneratorit të Tiranës.


Lajmi kryesor:

Dhunohet avokati Sokol Mëngjesi, policia: Pala që fitoi gjyqin për pronën ku u ndërtuan kulla te Liqeni nuk e pagoi! Vetëdorëzohet njëri nga autorët, 3 në kërkim! Berisha del blof


S.G/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?