Ish-presidenti i SHBA, Joe Biden, ka reaguar për herë të parë pasi zyra e tij zyra e tij njoftoi se ai është diagnostikuar me kancer në prostatë.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, krahas një fotoje me bashkëshorten, Jill Biden, ish çifti presidencial shprehur mirënjohjen për dashurinë dhe mbështetjen që kanë marrë që kur lajmi u bë publik.
“Kanceri na prek të gjithëve. Ashtu si shumë prej jush, edhe unë dhe Jill kemi mësuar se jemi më të fortë atëherë kur jemi thyer. Faleminderit që na mbështesni me dashuri dhe përkrahje”, shkruan Biden.
Diagnostikimi me tumor i Joe Biden, pasoi me një valë deklaratash, ku në mbështetje ishin demokratë dhe republikanë. Mesazh për t’ia dalë në luftën përballë sëmundjes u përcoll edhe nga presidenti Donald Trump. Familja e ish-presidentit po shqyrton mundësin e kurimit të Biden, ndërsa sëmundja i ka prekur edhe kockat.
Komente
