U diagnostikua me sindromën e rrallë, Justin Bieber rikthehet në skenë

1 Gusht 2022, 21:35| Përditesimi: 1 Gusht 2022, 21:41

  • Share

Pasi u diagnostikua me sindromën e rrallë, këngëtari Justin Bieber është rikthyer në skenë. Ai ka marrë pjesë një natë më parë në Festivalin Veror “Lucca”. Bieber u detyrua të anulojë shfaqjet e tij, pasi u diagnostikua me sindromën “Ramsay Hunt”, që i paralizoi pjesërisht fytyrën.

Ai ka publikuar disa foto e video në “Instagram”, ku ndër të tjera shkruan: “Ju dua dhe më kishit munguar”. Disa ditë më parë, këngëtari amerikan Usher dha detaje për gjendjen shëndetësore të Justin Bieber disa ditë më parë, duke theksuar se gjendja e tij është përmirësuar ndjeshëm.

“Si artist, mendoj se ne të gjithë do të përjetojmë disa gjëra që njerëzit mund të mos i kuptojnë domosdoshmërisht, dhe një jetë që vjen me një presion të madh. Unë mendoj se ai padyshim e ka marrë botën si një udhëtim. Jam i lumtur që isha në fillim të udhëtimit të tij dhe jam ende pjesë e tij edhe sot e kësaj dite, si mik. Mendoj se sido që të jetë ai duke e  përjetuar tani, është vërtet e mrekullueshme të shohësh se ai ka mbështetjen e fansave dhe familjes së tij”, tha ai disa ditë më parë.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?