Kronikë

U dogj anija në Karaburun/ Kapiteneria e Vlorës merr vendimin e rëndësishëm për turistët

30 Korrik 2019, 22:47| Përditesimi: 30 Korrik 2019, 22:54

  • Share

VLORË-Pas djegies së anijes  'Aquamarine' në Karaburun pak ditë më parë, Kapiteneria e Portit ka ushtruar një kontroll tek anijet e tjera turistike, për të shmangur një tjetër rast të ngjashëm, i cili fatmirësisht nuk kishte pasoja të rënda. Nga kontrolli, ka rezultuar se 98% e të anijeve turistike zbatonin kriteret, e ndërsa pjesa tjetër që nuk plotësonin kërkesat në lidhje me mjetet zjarrfikëse u bllokuan nga Kapiteneria.

Bëhet e ditur gjithashtu se është ndaluar lundrimi i anijeve turistike me më shumë se 12 pasagjer në bord gjatë natës.

"Në portin dhe gjirin e Vlorës operojnë 15 subjekte me anije +12pasagjer, për sezonin turistik 2019. Duke marrë shkas nga situata e fundit të ndodhur në bordin e anijes turistike AQUAMARINE e cila u përfshi ne flak deri në djegien totale të saj duke rrezikuar jetën e ndërzeve që ishin në bord , të cilët fal shpejtësisë dhe aftësive të tyre arritën të shpëtonin vetën nga flakët, po në të njëjtën ditë që ndodhi situata jo e mirë për imazhin e turizmit dhe Vlorës, Kapiteneria e Portit Vlore mori një sërë masash dhe kontrollesh te detajuara të paisjeve të zjarrfikëse në këto anije turistike të cilat rezultuan 98% konform certifikatës së regjistrit detar shqiptar e cila është përgjegjëse për numrin dhe tipin e mjeteve zjarrfikëse në bazë të kapacitetit të anijes dhe tipit të saj.Anijet që nuk plotësonin kërkesat në lidhje me mjetet zjarrfikëse të cilat duhet të ishin në bord të kolauduara u bllokuan nga Kapitaneria e Portit Vlore deri në plotësimin e plote të tyre. Gjithashtu një masë tjetër për anijet turistike +12pasagjer u mor për ndalimin e lundrimit natën me pasagjer në bord", njoftohet nga Kapiteneria e Portit të Vlorës.

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A e keni të qartë se si duhet të votoni më 11 maj?