Stoqe me gazeta, libra në arka bananesh... Kjo është vetëm një panoramë e situatës në Bibliotekën Kombëtare. Hapësira në të ngushtohet dita-ditës, ndërsa hyjnë çdo muaj afro 2500 libra të rinj...
“Ne kemi një propozim që është aprovuar në Ministri (Ministria e Kulturës), por që duhet të aprovohet edhe në Parlament, që kopjet të reduktohen nga 5 në 3, në mënyrë që të çlirohet fondi, por për këtë duhet të amendohet Ligji i Librit”, thotë drejtori i Bibliotekës Kombëtare, studiuesi Piro Misha.
Nevoja për një godinë të re të premtuar tek ish-Garda pranë parkut të Liqenit, është emergjente...
“Është e domosdoshme, sepse aty mungon totalisht hapësira, ju e dini sepse e kemi folur disa herë këtë gjë”, shton më tej Misha.
Ka kaluar mbi një gjysmë dekade, kur përmbytja, e pas saj, zjarri i rënë në Bibliotekë përballi opinionin publik me këto imazhe të librit në katet e nëndheshme të godinës... Një fond i dedikuar i Bashkimit Evropian për restaurimin e këtyre hapësirave, pritet të ndryshojë situatën...
“Kemi fillimin e një investimi shumë të rëndësishëm të Bashkimit Evropian, për një restaurim, ribërje totalisht të nënkateve të nëndheshëm të Bibliotekës, të Fondeve. Aty nuk është vënë dorë që prej fillimeve të Bibliotekës për shumë ambiente”, thotë ai.
Drejtori Piro Misha, thotë se restaurimi do të shkojë përtej godinës.
“Jo thjesht muret, infrastruktura, por nënkupton dhe pajisjen me rafte të reja moderne që sigurojnë ruajtjen e librit, ruajtjen e arkave me një rindarje të veçantë. Për ne nënkupton fillimin e një faze të vështirë, se do të thotë evakuim total i fondeve do dalin jashtë”, thotë ai.
Ende nuk është caktuar vendi ku do të zhvendosen librat.
“Është në diskutim me ministrinë me qeverinë sepse ne nuk i kemi mundësitë dhe për më tepër librat nuk mund të vendosen kudo, pasi duan kushte shumë të veçanta”, shprehet më tej.
Ndërsa ndërhyrjet pritet të zgjasin mbi 2 vjet Biblioteka do të vijojë funksionin e saj.
“Është fjala e fundit e një Biblioteke moderne në katet e nëndhenshme. Nuk zgjidh problemin e hapësirës sipër, por çdo Bibliotekë Kombëtare ka dy qëllime: Të ruajë, të konservojë atë që është trashëgimia dhe këtu është trashëgimia e gjithçkaje që lidhet me gjuhën shqipe me kulturën shqipe, por edhe asaj universale”, thotë ai.
Qe u permbyt kati i nendheshem i Bibliotekes Kombetare faji eshte i Bashkise dhe i kryetarit tr saj si te paafte qe jane I tere Pallati i Kultures ne faqet anesore te tij ka patur kanale kulluese qe largonin ujrat e teperta qe vinin nga shirat. Tani me shksterrimin e sheshit Skenderbej sepse rikondriksion nuk mund ta quash te shkaterrosh sistemin e kullimit sidomos me anen e Bibliotekes Kombetare dhe ta zevendesosh me ferra e shkurre Ujrat e shirave duke mos gjetur se ku te shkonin u fryne deri ne ate mase sa arriten tek dritaret e katit perdhe dhe u shkarkuan brenda.
PërgjigjuPo pse mos ndertohej nje ambjent shtese, me arkitekture moderne, per biblioteken tek parku pas pallatit te kultures? Apo arkitektet daneze nuk dine te ndertojne biblioteka? Nejse, rrofshin kullat edhe shtepite e barit se biblioteka e pallate kulture nuk duam.
PërgjigjuPo pse tek ish parku i liqenit te Garda ( ku demi.mjedisor është kryer tashmë) e jo tek bulevardi i ri ?! Kështu i bie që është paracaktuar gjëja
Përgjigju