Kali që pësoi djegie nga zjarret në Delvinë dhe që u bë viral në rrjetet sociale, tashmë i sigurt dhe në gjendje të mirë.
Aktivisti Endri Goxhaj ka publikuar një video të fundit të kalit që ndodhet në një strehimore dhe po merr ushqim e ujë.
Kafsha ka marrë të gjitha mjekimet e nevojshme nga veterineri dhe vijon të jetë nën mbikëqyrje.
Kali tashmë ka edhe një emër. Aktivistët e kanë quajtur “Delvina”. Emri i zgjedhur pikërisht për shkak të qytetit që u rrethua nga flakët dhe përjetoi situatën më të rëndë nga zjarret.
“E quajtëm Delvina. Ka mbërritur në strehimore dhe tashmë është e sigurt në stallë. Ka pirë ujë, ka ngrënë, dhe veterineri i ka bërë infuzione bashkë me të gjitha mjekimet e nevojshme. Do t’ju mbajmë të përditësuar. Ndërkohë le të lutemi që gjithçka të shkojë mirë. Misioni vazhdon”, thotë aktivisti Endri Goxhaj.
Komente

Faleminderit z.Goxhaj qe e shpetuat dhe po kujdeseni per te!Ju jo vetem e shpetuat nga vuajtjet e djegies,por dhe nga vuajtje te tjera,sepse mu duk qe nuk ishte ushqyer mire,por dhe ishte trajtuar si skllav pune shume te rende.Shpresoj qe te gjeje nje vend ku te kaloje nje jete me te mire,te denje per kete kafshe te urte e fisnike.Ju falenderoj perseri zoteri!
Përgjigju