Sociale

U dogj nga zjarri në Delvinë, kali që u bë viral është tashmë i sigurt! Zbuloni emrin që i kanë vendosur

15 Gusht, 11:20| Përditesimi: 15 Gusht, 11:43

  • Share

Kali që pësoi djegie nga zjarret në Delvinë dhe që u bë viral në rrjetet sociale, tashmë i sigurt dhe në gjendje të mirë.

Aktivisti Endri Goxhaj ka publikuar një video të fundit të kalit që ndodhet në një strehimore dhe po merr ushqim e ujë.

Kafsha ka marrë të gjitha mjekimet e nevojshme nga veterineri dhe vijon të jetë nën mbikëqyrje.

Kali tashmë ka edhe një emër. Aktivistët e kanë quajtur “Delvina”. Emri i zgjedhur pikërisht për shkak të qytetit që u rrethua nga flakët dhe përjetoi situatën më të rëndë nga zjarret.

“E quajtëm Delvina. Ka mbërritur në strehimore dhe tashmë është e sigurt në stallë. Ka pirë ujë, ka ngrënë, dhe veterineri i ka bërë infuzione bashkë me të gjitha mjekimet e nevojshme. Do t’ju mbajmë të përditësuar. Ndërkohë le të lutemi që gjithçka të shkojë mirë. Misioni vazhdon”, thotë aktivisti Endri Goxhaj.

 

V.GJ /I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A e zgjidh emergjencën e zjarreve në Shqipëri blerja e avionëve zjarrfikës?