Një banor i fshatit Gjuzaj është vënë në pranga nga Policia Lushnjë, pasi ndezi zjarr në tokën e tij, për të djegur mbeturina, por si pasojë e përhapjes së flakëve janë djegur 350 pemë ulliri, në pronësi të një personi tjetër.
Në pranga ka rënë F. T., 57 vjeç, banues në fshatin Gjuzaj.
Mësohet se 57-vjeçari kishte ndezur zjarr në tokën e tij me qëllim djegien e disa mbeturinave, por si pasojë e përhapjes së flakëve janë djegur 350 pemë ulliri, në pronësi të fqinjit të tij.