Elona Kana

Kronikë

U dorëhoq nga vetingu, qeveria emëron në postin e ri gruan e n/kryetarit të KQZ-së

14 Shkurt 2020, 20:10| Përditesimi: 14 Shkurt 2020, 20:24

  • Share

TIRANE-10 ditë pasi Elona Kana ndërpreu me dorëheqje procesin e vetingut, qeveria në mbledhjen e djeshme vendosi që ta emëronte në detyrën e anëtares së Komisionit Kombëtar Rregullator të Sektorit të Furnizimit me Ujë dhe Largimit e Përpunimit të Ujërave të Ndotura, për periudhën e mbetur të mandatit. Elona Kana është gruaja e n/kryetarit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve nga radhët e socialistëve, Denar Biba.

Elona Kana u përball fillimisht me vetingun në tetor të vitit të kaluar si këshilltare në Gjykatën e Lartë. Në seancën e parë ajo kërkoi dorëheqjen e relatores Xhensila Pine, por më pas Kana paraqiti dorëheqjen në Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe në Shkollën e Magjistraturës.

Ndërkohë që në datë 3 shkurt, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi të ndërpresë procesin e vetingut dhe të ndalojë për 15 vjet mbajtjen e posteve në drejtësi nga ana e këshilltares ligjore Elona Kana, bashkëshorte e nënkryetarit të KQZ, Denar Biba. Pas vendimit të vetingut që i ndaloi mbajtjen e posteve në drejtësi për 15 vite, Elona Kana u emërua nga Këshilli i Ministrave në postin e ri.

Vendimi i qeverise

Komento

Komente

  • Klodi: 15/02/2020 08:13

    Kjo tregon qe ka disa kategori njerzish ne shqiperi, kjo eshte nga ato qe gjithmon do e ke e nje zyre gati.

    Përgjigju
  • Juristi: 15/02/2020 05:38

    Kjo tregon fiks KÇK–ën albaneze.

    Përgjigju
  • Syri: 14/02/2020 22:54

    Po per çfare mereni me kete zonje shkaravinen, cudi e madhe paska ndodhur. Nuk perben lajm ky e aq me pak per njerezit e zakonshem te ketij vendi. Kjo eshte pjese e bandes ne qeveri dhe kaq. Çudi e madhe se i iku vetingut....kjo seshte cudi fare, do vazhdoje te vjedhe edhe ca e pastaj do perfundoje ne bir te burgut. Suskse zonja shkaravine, shijo dhe pak se po ju vjen dita e llogaridhenies mgjs ju ne kete delir qe jeni sot e besoni qe as per te vdekur nuk keni kurre, jeni ne kulmin e delirit dhe harbimit keshtuqe suksese ne jete.

    Përgjigju
  • Ffffte: 14/02/2020 20:32

    Bravo qeveria,ja keshtu luftohen ata qe i bejne bisht vetingut,i emrojne ne shtetrore KULMI I HIPOKRIZISE DHE I POSHTERSISE

    Përgjigju
  • Nfcnckckc: 14/02/2020 20:17

    Goxha standard. Bravo!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Produktet e kontaminuara, si e vlerësoni sigurinë ushqimore në Shqipëri?