Kronikë

U dorëhoq për t'i shpëtuar Vettingut, nis hetimi ndaj gjyqtarit Besnik Imeraj

26 Mars 2018, 14:31| Përditesimi: 26 Mars 2018, 14:36

  • Share

Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimin ndaj ish-gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese, Besnik Imeraj. Dosja e Imerajt është regjistruar sot në Prokurori dhe do të shqyrtohet nga prokurori Ndini Tavani.

Hetimi ka nisur pas kallëzimit të bërë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ndaj gjyqtarit Imeraj, i cili dha dorëheqjen për të mos kaluar në ‘sitën’ e Vettingut. KPK dorëzoi pak ditë më parë në Prokurori gjithë dokumentacionin që rezultoi nga hetimi administrativ gjatë procesit të rivlerësimit.

Komento

Komente

  • ben: 26/03/2018 14:59

    Po ketij kush ja ka falur milionat,vellai,motra,tezja,daja,halla?

    Përgjigju
    • Demi: 26/03/2018 16:41

      Po pse lodhesh ta mendosh se kush ja ka falur o Ben, mjafton te shikosh vendimet me burgim te perjetshem te konvertuara me 10 vite burg qe te kuptosh burimin

  • Sondazhi i ditës:

    Produkte me pesticide, sa besim keni te siguria ushqimore në Shqipëri?