Vrau krahun e djathtë të Ervis Martinajt, Leonard Duka ‘kyç’ gojën në seancë

5 Gusht, 10:16| Përditesimi: 5 Gusht, 12:41

  • Share

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për Leonard Dukën. Kreu i klanit Duka, akuzohet për vrasjen e ish-policit Santiago Malko në 27 gusht të 2019-ës. Po ashtu masa e dytë e sigurisë ka të bëjë me sigurimin e kushtetve për të kryer vrasjen e Erigers Mihasit dhe Ervis Martinajt.

Në seancën me dyer të mbyllura Leonard Duka i ekstraduar disa ditë më parë nga Belgjika nuk ka pranuar që të jap asnjë shpjegim .

Ai akuzohet si një organizatorët e vrasjes së ish-policit Santiago Malko i cili njihej dhe si krahu i djathtë i të zhdukurit Ervis Martinaj në gusht të 2019-ës në Tiranë.

Veç kësaj ngjarje, 37 vjeçarit iu shtua një tjetër akuzë nga nga SPAK, ajo e sigurimit të kushteve dhe mjeteve për të kryer vrasje në kuadër të operacionit të koduar Revanshi, i finalizuar falë zbërthimit të komunikimeve në aplikacionin Sky ECC.

Sipas Dosjes, Duka i ndihmuar dhe nga eksponent të tjerë të botës së krimit thurte plane për eleminimin fizik të Ervis Martinaj dhe lidhjeve të afërta të tij shoqërore.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • flori: 05/08/2024 14:56

    edhe ervis martinaj ky e ka vrare....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?