Kronikë

U ekstradua nga Dubai, GJKKO lë në burg vëllanë e Nuredin Dumanit! Arrest shtëpie për ‘ushtarin’ e Çopjave, avokati: Ndodhej 3 vjet në Itali

14 Qershor, 11:14| Përditesimi: 14 Qershor, 17:30

  • Share

Gjykata e Posaçme la në fuqi masën e sigurisë “arrest në burg” për Dashnor Dumanin, vëllain e bashkëpunëtorit të drejtësisë Nuredin Dumani, i ekstraduar 2 ditë më parë nga Dubai ku ishte arrestuar së fundmi. Gjatë rivlerësimit të masës në GJKKO, vëllai i të penduarit heshti.

Ai dyshohet nga SPAK për përfshirje në masakrën e Bradasheshit, më 29 dhjetor 2019, ku mbetën të vrarë tre persona, mes të cilëve edhe vëllai i të penduarit tjetër, Erion Alibej, si dhe në supergrabitjen e ndodhur në pistën e aeroportit të Rinasit më 9 prill 2019.

Në rrëfimet e tij tronditëse në sallën e gjyqit në GJKKO në procesin “Plumbi i Artë”, Erion Alibej deklaroi pak ditë më parë se nga hetimet që ka kryer në mënyrë private për masakrën, zbuloi se në mesin e atentatorëve ishte vëllai i Nuredin Dumanit. Me këtë të fundit Erion Alibej nisi një bashkëpunim për vrasjen e Talo Çelës dhe sipas tij i ishte betuar për Kuranin se i falte gjakun e të vëllait.

Ndërkohë, Gjykata e Posaçme zbuti masën e sigurisë nga “arrest në burg” në “arrest shtëpie” për anëtarin e grupit kriminal të Çopjave, Armis Stafa. Përmes mbrojtësit të tij, Armis Stafa dorëzoi para Gjykatës së Posaçme disa të dhëna nga sistemi TIMS, në të cilat pretendohet se në periudhën kur SPAK dyshon se ka kryer krimin, nuk ndodhej në territorin shqiptar. Sipas avokatit, Armis Stafa, nga 19 dhjetori 2019 deri më 30 tetor 2022, ndodhej në Itali dhe në pamundësi për të lëvizur pasi ishte i bllokuar për shkak të rregullave të vendosura me qëllim kontrollin e pandemisë prej COVID-19. SPAK e akuzon Armis Stafën se përmes shitblerjes së makinave dyshohet se roli i tij në grup ka qenë për pastrimin e parave përmes shit-blerjes së makinave që rridhnin nga veprimtaria kriminale, kryesisht ajo e trafikut të drogës, e vëllezërve Franc dhe Hajdar Çopja.

SI.E./E.H/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Kë mbështesni në konfliktin mes Izraelit dhe Iranit?