Ekstradohet nga Koreja e Jugut vrasësi i taksistit në 1995! Ervin Shahini prej 13 vitesh fshihej në Seul, ishte martuar me një grua koreane

6 Prill, 10:42| Përditesimi: 6 Prill, 16:46

  • Share

TIRANE- Fillimisht hipte pasagjer nëpër taksi, por skema e tij ishte gjithmonë e njëjtë në vitin e largët 1995. Në fund të destinacionit sulmonte taksistët mizorisht me thikë dhe synim kishte vjedhjen e automjeteve të tyre.

Vrasësi i taksistëve, i fshehur për gati 30 vjet në shtete të ndryshme të botës, më në fund do të vuaj dënimin e tij me burgim të përjetshëm në atdhe. Ervin Shahini, 50 vjeç, i cili fshihej me emrin Spartak Lazaj, u ekstradua këtë të shtunë nga Seuli i Koresë së Jugut, aty ku ishte fshehur për vite me radhë, i arrestua më 26 janar të këtij viti.
Mbrwmjen e 5 prillit 2024 në masa të jashtëzakonshme sigurie,  Ervin Shahini, u prit në Rinas edhe nga forcat elitë RENEA, të cilat kryen shoqërimin e tij drejtë qelisë bashkë me policinë e burgjeve.  

 Pas kaq vitesh në arrati, gjurmët e kohës vërehen qartë në ndryshimin e pamjes së tij fizike.

 Ervin Shahini rezulton i dënuar me burg përjetë me vendim të Gjykatës së Apelit të Tiranës dhe për të janë dokumentuar të paktën 4 raste kriminale në 1995-ën, 3 prej të cilëve me plagosje dhe 1 tjetër me vrasjen e taksistit. Ai u shpall fajtor për veprat penale “Vjedhja me dhunë me pasojë vdekjen”, “Vjedhja me dhunë”, kryer në bashkëpunim dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.

Shahini mundi të arratiset nga burgu në vitin 1997 gjatë trazirave të vitit të mbrapsht dhe me një pasaportë të një tjetër shqiptari me aftësi të kufizuara mundi të dalë nga Shqipëria dhe prej asaj kohe u arrestua vetëm së fundmi.

Fillimisht Ervin Shahini udhëtoi drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Kanadsë, ndërsa prej vitin 2011 u vendos në Korenë e Jugut, vend në të cilin përveçse u martua me një grua koreane, mundi që në 2015-ën të fitojë edhe nënshtetësi, të cilën e humbi pas arrestimit në Seul në muajin janar. Atje fshihej me identitetin Spartak Lazaj dhe identifikimi i tij se ishte pikërisht Ervin Shahini u bë që në korrik të vitit të shkuar. Bashkëpunimi mes autoriteteve shqiptare dhe koreane solli lokalizimin dhe arrestimin e tij pranë qendrës së Seulit.

"Po punojmë çdo ditë, me intensitet, me Interpol për gjetjen e personave në kërkim nga drejtësia, për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë ndaj personave që fshihen në vende të tjera apo në Shqipëri" tha ministri Balla në një reagim të tij.

S.G//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 07/04/2024 02:19

    Ky vrau vetem nje e plagosi disa te tjere dhe morri /te perjetshem/.S'duhet te kishte lindur E.Shahini,duhet te kishte lindur Dritan Dajti qe vrau 4 police ne mes shume krimeve te tjera qe t'ja hidhte me 25 vjet burg!

    Përgjigju
  • Tao: 06/04/2024 22:40

    Vdis qen.

    Përgjigju
  • Keno: 06/04/2024 20:36

    E ka ngren mishin e qenit ky atje sa eshte shqepur.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?