Ekstradimi i 30-vjeçarit në Tiranë

Kronikë

U ekstradua nga Madridi në Tiranë! GJKKO lë në fuqi masën ‘arrest me burg’ për 30-vjeçarin të akuzuar për trafik droge

3 Mars, 11:49| Përditesimi: 3 Mars, 11:54

  • Share

Gjykata e Posaçme ka lënë në fuqi sot (3 mars) masën 'arrest më burg' për Fabion Gjoni të akuzuar për trafik droge.

30-vjeçari u ekstradua po ashtu sot nga Madridi në Tiranë. 

Në muajin tetor të 2022-it, në afërsi të banesës së 30-vjeçarit, u zbulua një serë, ku ishin kultivuar bimë narkotike, ndërsa në afërsi të serës u gjetën rreth 87 kilogramë lëndë narkotike kanabis sativa, në proces tharjeje.

Njoftimi i plotë: 
1. Kërkuesi Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar me datë 28.02.2025 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Marrjen në pyetje
të personit të arrestuar Fabion Gjoni”, baza ligjore neni 248 i K.Pr.Penale.

2. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtare Flora Hajredinaj, bazuar në nenet 112, 248, 228, 229, 230, 244, 232/dh, dhe 238 të K.Pr.Penale, me vendimin Nr. 27, datë 02.03.2025 vendosi:

1. Vazhdimin e zbatimit të masës së sigurimit “arrest në burg” të caktuar ndaj të
hetuarit Fabion Gjoni, i biri i Zef dhe i Antonjeta, i datëlindjes 13.07.1995 (08.04.1991), lindur në **** dhe banues në ****, me gjendje civile beqar (në bashkëjetesë), me gjendje gjyqësore i padënuar më parë, me kombësi e shtetësi shqiptare, si i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Prodhim dhe shitje narkotikësh”, “Kultivim i bimëve narkotike”, parashikuar përkatësisht nga neni 283 paragrafi i dytë, 284 paragrafi i dytë të Kodit Penal, e caktuar me vendimin me nr. 535, datë 20.09.2023 të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Shkodër.

2. Urdhërohet policia gjyqësore ta dërgojë në një institut paraburgimi të përshtatshëm për moshën e tij.

3. Kundër këtij vendimi lejohet ankim, në Gjykatën e Posaçme të Apelit Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, brenda 5 (pesë) ditëve duke filluar nga e nesërmja e njoftimit të vendimit.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A nxorën primaret e PD-së kandidatët më të mirë për 11 majin?