Vilson Pepa

Kronikë

U ekstradua nga Republika Domenikane për trafikun e 11 tonëve kokainë, lihet në burg anëtari i grupit të Çopjave

9 Shtator, 12:12| Përditesimi: 9 Shtator, 17:17

  • Share

Gjykata e Posaçme Antikorrupsion la të pandryshuar masën e sigurisë “arrest në burg” për Vilson Pepën, i cili u ekstradua nga Punta Cana, në vendin tonë dy ditë me parë.

Në seancën gjyqësore këtë të martë, Pepa është shprehur përpara gjyqtarit të çështjes se ai donte të vinte vetë në Shqipëri për tu përballur me drejtësinë.

41-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka caktuar më herët ndaj tij masën e sigurimit personal “Arrest me burg” për veprat penale “Trafikim i narkotikëve”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal” dhe “Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Bëhet fjalë për hetimin e kryer nga SPAK për dosjen e njohur si “karteli shqiptar i kokainës”, ku u zbulua aktiviteti i vëllezërve Çela me grupin Çopja për trafikimin e 28 ton kokainë nga Amerika Latine në drejtim të BE.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Masakra me 2 viktima në Shkodër, sa të sigurt ndiheni?