I shumëkërkuari i drejtësisë Dritan Rexhepi, i njohur gjithashtu si Gramos Rexhepi, është ekstraduar nga Turqia në Shqipëri. Ai mbërriti sot në Tiranë dhe u dërgua direkt në burgun 313, nën masa të rrepta sigurie. Report Tv ka siguruar pamjet teksa Rexhepi shoqërohet në ambientet e burgut.
Rexhepi është një nga emrat më të njohur të botës së krimit, i përfshirë në aktivitete të shumta kriminale dhe i lidhur me zhdukjen e Jan Prengës. Arrestimi dhe ekstradimi i tij shënojnë një zhvillim të rëndësishëm për drejtësinë shqiptare, duke pasur parasysh akuzat e rënda që rëndojnë mbi të.
Pamjet nga momenti i mbërritjes së tij në burg tregojnë sigurinë e lartë dhe prania e forcave speciale, duke nënvizuar rrezikshmërinë e lartë të këtij individi.
Lajmi kryesor:
Akuzohet se porositi rrëmbimin dhe zhdukjen e Jan Prengës, Dritan Rexhepi ekstradohet nga Stambolli! Forcat speciale blindojnë Rinasin
G.K/ReportTv.al