U ekstradua sot nga Dubai, ky është 28-vjeçari, i akuzuar se u zhvati 4.7 mln euro italianëve

13 Mars, 13:15| Përditesimi: 13 Mars, 14:59

  • Share

1710332153_BRUNOCOBO.jpg

Bruno Çobo, 28-vjeç është ekstraduar sot nga Dubai. Report Tv ka siguruar foton e të riut, i cili akuzohet nga SPAK për grup të strukturuar kriminale, ndërsa dyshohet se ka përftuar nëpërmjet mashtrimit me anë të bursave, deri në 4.7 mln euro.

‘Si rezultat i shkëmbimit të informacioneve për këtë qëllim, është finalizuar operacioni policor i koduar “Zinxhiri”, për ekstradimin e thjeshtuar të një 28-vjeçari shqiptar të akuzuar nga SPAK-u, si pjesëtar i një grupi të strukturuar që kryente veprimtarinë kriminale të mashtrimit kompjuterik, nëpërmjet një call center-i. Grupi kriminal dyshohet se ka përfituar rreth 4 700 000 euro, nga skema e mashtrimit.   

28-vjeçari i shpallur në kërkim ndërkombëtar, është lokalizuar në Abu Dhabi, pas shkëmbimit të informacioneve mes Drejtorisë së Interpolit, Departamentit të Policisë Kriminale dhe homologëve në Emiratet e Bashkuara Arabe.  Shtetasi B. C., 28 vjeç, ka bërë kërkesë për t’u kthyer me dëshirë dhe ditën e sotme është bërë deportimi i tij në Shqipëri.   

Ky shtetas akuzohet nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, për veprat penale ''Mashtrimi kompjuterik”, kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal”, ''Grupi i strukturuar kriminal'' dhe ''Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale”. 

Strukturat e Policisë së Shtetit vijojnë bashkëpunimin intensiv me partnerët në Emiratet e Bashkuara Arabe, për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë që kanë kryer veprimtari kriminale në Shqipëri dhe qëndrojnë në Emiratet e Bashkuara Arabe, për t’iu fshehur drejtësisë shqiptare.’- njofton policia.


Lajmi kryesor:

Mashtroi italianët dhe u vodhi 4.7 mln €, Esktradimi i parë nga Dubai! Bruno Çobo me dëshirë në Shqipëri (EMRI)


M.Q./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?