Kronikë

U ekstraduan nga Dubai 2 ditë më parë, lihen në burg 3 anëtarët e grupit të Talo Çelës! Kyçin gojën në GJKKO

21 Qershor, 11:14| Përditesimi: 21 Qershor, 11:42

  • Share

Gjykata e Posaçme Antikorrupsion la në fuqi masën e sigurisë ‘arrest në burg’ që kishte vendosur në mungesë ndaj Ado Xhika alias Ado Cërriku alias Elkier Cërriku, ndaj Ervis Dakës dhe Maksim Koçit, të cilët u ekstraduan pak ditë më parë nga Emiratet e Bashkuara Arabe drejt vendit tonë. 

Ervis Daka dhe Maksim Koçi dyshohen se kanë kryer veprat penale “Vrasja me paramendim”, mbetur në tentativë, “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Përkrahja e autorit të krimit”, kryer në kuadrin e grupit të strukturuar kriminal.

Sipas SPAK, Daka ka siguruar kushtet për të kryer vrasjen e Arjan Spahiut në Belgjikë, ndërsa në tentativën e vrasjes së shtetasit Kei Piu ai kishte rol informator mbi lëvizjet e këtij të fundit. 

Ndërsa Maksim Koçi, dyshohet për vrasjen e dy personave si dhe për sigurim të kushteev për vrasjen e 2 të tjerëve. Ado Xhika akuzohet për përkrahje të autorit të krimit si pjesë e grupit kriminal, për eliminim e Ardian Çapjas, gjatë sulmit me snajper, të cilit mundi t’i mbijetojë.

K.M/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • XXX: 21/06/2025 14:27

    sna doli gje edhe Dubai, na e futen o trima

    Përgjigju
  • Qytetari: 21/06/2025 12:10

    Pse ja mbuloni syte sikur te ishin minorene. Keto jane vrases.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Çmimet më të larta se në BE, a mendoni se duhet të ndërhyjë qeveria?